Tomë Gashi jep detajet e fundit për Specialen, zbulon një sekret që nuk është ditur më herët

  • 17 April 2019 - 14:19
Tomë Gashi jep detajet e fundit për Specialen, zbulon një sekret që nuk është ditur më herët

“Në bazë të rregullave dhe procedurave për Gjykatën Speciale aktakuzat mundet të ngritën edhe si aktakuza të fshehta e të cilat në një moment do t’i paraqitën personit të akuzuar për të ia dhënë mundësin që të paraqet mbrojtjen e tij”, thotë Gashi për “Kosova Sot”. 

Edhe pse Gjykata Speciale ka intervistuar shumë persona, deri më tani ajo nuk ka ngritur ende asnjë aktakuzë. E lidhur me këtë, për gazetën “Kosova Sot”, ka folur avokati i njohur, Tomë Gashi.

Ai thotë se Gjykata Speciale mund të ngrit edhe aktakuza të fshehta.

“Gjykata speciale thënë saktësisht zyra e prokurorit special ne Hagë nuk ka asnjë arsye qe përshpejtoj ngritjen e akuzave ndaj ish pjesëtarëve të UÇK që janë duke u hetuar për krime lufte në bazë të raportit të Dick Marty. Mirëpo në bazë të rregullave dhe procedurave për Gjykatën Speciale aktakuzat mundet të ngritën edhe si aktakuza të fshehta e të cilat në një moment do t’i paraqitën personit të akuzuar për të ia dhënë mundësin që të paraqet mbrojtjen e tij”, thotë Gashi për “Kosova Sot”.

Sipas tij, askush në një lëndë të caktuar nuk mund të jetë edhe i dyshuar edhe dëshmitar në çështje të njëjtë

“Gjykata Speciale po ashtu nuk e bënë publike identitetin e asnjë të dyshuari apo dëshmitari. Por normal që askujt nuk ja ndalojnë nëse vet e bënë publike që është kërkuar të merret në pyetje në çfarëdo cilësie, qoftë i dyshuar apo dëshmitar. Por një gjë dihet sigurisht askush në një lëndë të caktuar nuk mund të jetë edhe i dyshuar edhe dëshmitar në çështje të njëjtë. Dhe dihet se dëshmitarët në numrin më të madh vijnë nga Serbia dhe janë disa qindra të tillë që janë intervistuar apo që do të intervistohen”, deklaron Gashi.

Për fund, ai thotë se aktakuzat e para të Speciales do të vijnë shumë shpejt. 

“Dhe kjo është lejuar duke ju “falënderuar” deputetëve të parlamentit të Kosovës të vitit 2015 që i bënë të ligjshme edhe dëshmitë që do të vijnë nga organet serbe siç janë policia prokuroria dhe gjykatat serbe që merren me raste të krimeve të luftës. Aktakuzat e para do të vijnë në kohë relativisht të shpejtë për të ruajtur kredibilitetin e kësaj gjykate aq të dëmshme për shqiptarët në përgjithësi, për shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe posaçërisht për pjesëtarët e UÇK-së”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, avokati i njohur, Tomë Gashi.

(Kosova Sot)