Ferizaj, kërkohet paraburgim për grupin e hajnave

  • 17 April 2019 - 14:30
Ferizaj, kërkohet paraburgim për grupin e hajnave

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër grupit të hajnave që grabitën një pikë karburanti në Ferizaj.

G.D., R.H., Ç.D., s më 14.04.2019, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në pikën e derivative “IT Petrol”, të dyshuarit së bashku edhe me dy të dyshuarit e tjerë të mitur D.M., dhe A.T ., kanë kryer grabitjen, të maskuar dhe nën kërcënim të mjeteve të rrezikshme-thikave, kanë hyrë në marketin e kësaj pike derivatesh, ku nga kasaforta kanë arritur të grabisin shumën e të hollave në vlerë prej 740 euro, me të cilën do të kryenin veprën penale “Grabitja”

(Kosova Sot)