E zbulon “Der Standard”: Ky është propozimi i Gjermanisë për veriun e Kosovës

  • 17 April 2019 - 15:08
E zbulon “Der Standard”: Ky është propozimi i Gjermanisë për veriun e Kosovës

Qëllimi i konferencës së ardhshme rajonale në Berlin për Ballkanin Perëndimor është të "varrosë" planin për këmbimin e territoreve, shkruan gazeta vjeneze ‘Standard’, duke shtuar se kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel synon të propozojë një status të posaçëm për veriun e Kosovës. 

"Kancelarja ka ndërmend të propozojë që veriu i Kosovës të marrë një status të posaçëm - kjo bazohet gjithashtu në idenë e asociacionit të komunave serbe, formimi i të cilës u ra dakord në marrëveshjen e Brukselit më 2013, por kjo nuk është zbatuar deri tani", shkruan gazeta.

(Kosova Sot)