Udhëtoni për në Kosovë? Qeveria merr vendimin e rëndësishëm...

  • 17 April 2019 - 18:25
Udhëtoni për në Kosovë? Qeveria merr vendimin e rëndësishëm...

Qeveria Shqiptare ka miratuar dje një VKM e cila parashikon njohjen e ndërsjellët të lejeve për drejtimin e automjeteve. 

Sipas këtij vendimi, për të drejtuar automjetin në Kosovë nuk do të ketë nevojë për patentë ndërkombëtare por do të njihet ajo shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit kosovarë që udhëtojnë në Shqipëri me makinat e tyre.

Vendimi:

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË PATENTË SHOFERËVE/ LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve/lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

(Kosova Sot)