Edhe një goditje për liberalizim vizash

  • 17 April 2019 - 19:14
Edhe një goditje për liberalizim vizash

Nesër në gazetën me besimin dhe tirazhin më të madh në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a është dështimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit arsyeja kryesore pse vendi ynë mbetet edhe më tutje i izoluar, në krahasim me rajonin? Pse për sa kohë prokurorët dhe gjykatësit i emëron vetëm klani “Pronto”, mos të presë kush ndonjë lajm të mirë nga Brukseli!?

Si mund të pretendojë kjo Qeveri se do ta japin liberalizimin e vizave, kur në radhët e saj ka ministra me aktakuza?! Si mund të presim lëvizje të lirë në Evropë, me tërë këtë abuzim të pushtetit dhe pasurisë publike nga njerëzit që janë në pozita?! Çka po i pengon prokurorët dhe gjyqtarët të mbështesin me shpatulla për muri mafio-oligarkët që qëndrojnë pas krimit dhe korrupsionit dhe janë urdhërdhënës të çdo vendimi me pasoja ekonomike, politike e sociale për vendin!?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni të përditshmen numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.