Parlamenti serb do të diskutojë për Kosovën gjatë muajit maj

  • 17 April 2019 - 22:53
Parlamenti serb do të diskutojë për Kosovën gjatë muajit maj

Kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviq, ka thënë se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e agjendës së muajit Maj, raporton agjencia e lajmeve serbe N1.

Duke folur për televizionin serb O2, ajo tha se sesioni do të mbahet pasi që President ii Serbisë, Alexandar Vuçiq të takohet me liderët botërorë, dhe ai do të jetë i ftuar të raportojë për këtë takim.

“Ne do të dëgjojmë se çka i kanë thënë liderët botërorë presidentit Vuçiq”, tha Gojkovic. Presidenti me dëshirën e tij do të marrë pjesë në diskutimin për Kosovën, madje edhe i ashtuquajturi Kryetari i Zyrës për Kosovën, Marko Djuriq do të jetë prezent.

N1 raporton se Vuçiqi do të diskutojë me Presidentin rus, Vladimir Putin dhe Kryetarin e Kinës, Xi Jinping, për çështjen e Kosovës.

Ndërsa opozita serbe raportohet që ka kërkuar të zhvillohet një debat për Kosovën, duke shtuar se asnjë seancë e tillë nuk është mbajtur që shtatë vite.

Opozita e krahut të djathtë, pretendon se  Vuçiq ka bërë marrëveshje sekrete për Kosovën, duke e akuzuar atë si tradhtarë.

(Kosova Sot)