Mot i befasishëm, ndërrojnë temperaturat

  • 18 April 2019 - 09:16
Mot i befasishëm, ndërrojnë temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët.

Vranësirat gjatë ditë së sotme parashihen të shoqërohen me reshje shiu.           

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot)