Spitali i Pejës harxhon 21 mijë euro për mish tul mështjerre

  • 18 April 2019 - 12:25
Spitali i Pejës harxhon 21 mijë euro për mish tul mështjerre

Kuzhina e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka mbetur pa mish. Ky spital ka shpallë tender për furnizim me “mish tul mështjerre”. Ndërkohë, vetëm për furnizim me mish, Spitali ka paraparë të shpenzojë jo më pak se 21 mijë euro.

Rreth 4 mijë e 600 kg mish tul mështjerre pritet të arrijnë shumë shpejt në Kuzhinën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Gjithë kjo ngase spitali po ka mungesë të mishit, e po planifikon të përfundojë furnizimin për gjithë vitin.

Për gjithë këtë sasi mishi, ky institucion ka vendosur të shpenzojë jo më pak se 21 mijë euro nga buxheti i shtetit më të varfër në rajon.

Kështu ka bërë të ditur vet Spitali i Pejës përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP, kompania që do të furnizojë këtë institucion me këtë sasi të mishit është “Apetit ” SH.P.K.

 Kontrata është dhënë më 15 prill 2019, ndërsa nënshkrimi I saj pritet të bëhet me 24 prill të po këtij viti. Ndërkohë, furnizimi pritët të bëhet jo më larg se 12 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

(Kosova Sot)