Ish agjenti i SHIK-ut akuzon Thaçin, tregon pse do të shpëtojë nga Gjykata Speciale

  • 18 April 2019 - 13:04
Ish agjenti i SHIK-ut akuzon Thaçin, tregon pse do të shpëtojë nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale edhe pse ka intervistuar shumë persona, deri më tani nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. Kurse , gazeta e njohur britanike The Independent, ka shkruar se Presidenti, Hashim Thaçi po hetohet nga Gjykata Speciale. 

E lidhur me Specialen dhe ngritjen e aktakuzave, për “Kosova Sot” ka folur ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari. Ai thotë se Gjykata Speciale do ta amnistojë president e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Gjykata Speciale është një e padrejtë e madhe që i bëhet Kosovës dhe i bëhet sidomos UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi, është gjykatë selektive e njëanshme dhe gjykatë politike kundër shqiptarëve aq e pa drejt sa që paraprakisht amniston me ligj mijëra krime serbe kundër popullit tonë, vrasje, dhunime, pastrimin etnik, zhdukjen e mijëra kufomave e mijëra krime tjera serbe plus sipas informacioneve që posedoj amniston edhe kreun e krimit të organizuar të vrasjeve politike të profiterit të luftës dhe sidomos pas luftës amniston në heshtje Hashim Thaçin pasi ky ju duhet edhe ca kohë disa caqeve ndërkombëtare anti shqiptare që janë qarqe pro serbo-ruse dhe punojnë natë e ditë që ta dështojnë shtetin e Kosovës dhe ta copëtojnë Kosovën prandaj ju duhet akoma Hashim Thaçi në skenë e jo në burg”, shprehet Miftari për “Kosova Sot”.

Image
Naim Miftari

“Thjesht kjo gjykatë e liron ALFEN e gjenocideve dhe pastrimeve etnike liron kasapin e Ballkanit, Serbinë nga llogaridhënia dhe liron OMEGEN kreun e krimit të organizuar, urdhëruesin e vrasjeve politike e profiterit e luftës dhe pas luftës Hashim Thaçin. Pra kjo gjykatë nuk është fare gjykatë por është politikë kundër nesh”.

Sipas tij, nëse kjo gjykatë arrin ta zbulojë dhe ta zbardhë edhe vetëm një vrasje të vetme, pa marrë parasysh a është viktima shqiptar apo serb dhe gjen e dënon vrasësit , atëherë ajo do jetë gjykatë e suksesshme.

“Kjo vjen pasi edhe organet e zbatimit të ligjit të paanshëm dhe gjykata dështuan në Kosovë ta zbatojnë ligjin pikërisht dështuan nga ndikimi direkt i Hashim Thaçit e klanit Pronto i PDK-së dhe deri dikund edhe LDK e AAK mbajnë përgjegjësi morale për dështim të ligjit dhe organeve që zbatojnë ligjin. Sidoqoftë Gjykata Speciale është punë e kryer pasi deputetët tanë të parlamentit e kanë votuar në mënyrë siç e dimë të gjithë "demokratike" të shtyrë nga vet Hashim Thaçi dhe ndihmësit e tij. Si pjesëtar dhe ish epror i UÇK-së, TMK-së dhe si luftëtar i vendit tim, jo vetëm kësaj gjykate por asnjë gjëje apo institucioni tjetër në planet nuk ja kam dhe nuk ja kemi frikën, si ushtar të UÇK-së askujt aq ma pak tribunalit të Hagës”. 

“Pasi lufta e UÇK lufta e popullit shqiptar ishte luftë çlirimtare, ishte luftë e drejtë, luftë për ekzistencë dhe luftë e imponuar nga armiku barbar serb dhe siç thotë shoku Nasim Haradinaj kemi vrarë ushtar dhe policë serb por jo aq sa kemi dashur, por ushtari i UÇK-së nuk ka patur si target me vra civil serb apo çfarëdo civili tjetër,nuk ka qen qëllimi i jonë i luftës me vra shumar, taksista, radrugar, punëtor, apo fshatar e kundërshtar politikë edhe shqiptar ata që kanë bërë kësi lloj veprash dhe krimesh në emër të UÇK-së e fatmirësisht janë shumë pak nuk kanë qenë kurrë ushtar të LIRISË aq ma pak ushtar të UÇK-së dhe ata duhet ta thonë nga kush kanë marr asi urdhrash për ta deformuar luftën tonë te drejtë për lirinë tonë edhe dënimi nëse i vërtetohet krimi ose gabimi fatal duhet me qenë dënim individual pasi dënimi i urdhëruesit të shumicave të deformimeve i cili paraprakisht është i amnistuar nga kjo gjykatë prandaj kjo drejtësi është absurde dhe është drejtësi me qëllime politike ndaj Kosovës”, përfundon për gazetën “Kosova Sot”, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

(Kosova Sot)