Haradinaj: VV e ka një nervozizëm, sondazhet e qesin pas AAK’së

  • 18 April 2019 - 13:58
Haradinaj: VV e ka një nervozizëm, sondazhet e qesin pas AAK’së

Haradinaj thotë se VV’në e ka kapluar njëfarë nervozizmi, e i merr shembull fjalimet e djeshme të Glauk Konjufcës në Kuvend.

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për media ka folur për tubimet që po mban lideri i VV’së, Albin Kurti dhe protestat e paralajmëruar nga Vetëvendosje

“E kanë një nervozizëm në VV.  E pashë Glaukun kur doli në foltore, e njoh për qasje më intelektuale. E kanë bërë fjalën “kriminalizim” pjesë të fjalorit:, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai thotë të ketë marrë informata nga sondazhet e kryera, sipas Kryeministrit, prej kompanive kredibile ndërkombëtare. Këto sondazhe Haradinaj thotë se e rëndësin partinë e tij para VV’së së Albin Kurtit.

“Kam informata serioze se AAK e ka kaluar Vetëvendosjen. E kam informatën nga kompani relevante ndërkombëtare se AAK e ka kaluar me besim VV”, ka thënë Haradinaj.  

“Kur janë pyetur pse VV’së i ka ra besimi, më kanë thënë se VV nuk ka më forca për të paraqitur temat”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)