“Më shumë marr ilaçe se bukë” Drama e gruas me 2 fëmijë të sëmurë

  • 18 prill 2019 - 14:54
“Më shumë marr ilaçe se bukë” Drama e gruas me 2 fëmijë të sëmurë

“Më e vështirë sesa të jetosh, është të rrisësh 2 femijë jetimë e të sëmurë…” 45 vjecarja Alma Gjoni nga Malësia e Madhe, prej 7 vitesh rrit e vetme dhe në mes të skamjes  2 djem të sëmurë.

Që prej vdekjes së bashkëshortit, barra më e madhe për Almën ishte të rriste dy djemtë e saj 23 dhe 20 vjec të dy me aftësi ndryshe. Jetesa në një dhomë të vetme për 3 anëtarët e familjes është tepër e vështirë.

Kushtet tepër të vështira dhe të mjerueshme e detyrojnë Almën që të gatuajë atë pak ushqim në këtë ambient i cili shërben edhe si tualet. Ajo thotë se nuk ka asnjë mundësi për t’u siguruar fëmijëve bukën e gojës. Edhe pse marrin kemp ai nuk mjafton për të paguar ujë e drita, apo qoftë edhe një pjesë të ilaceve për djemtë.

Djali 20-vjeçar thotë se konsumon më shumë ilaçe se sa bukë për shkak të pamundësive ekonomike.

45 vjecarja Alma Gjoni lutet që ta dikush ta ndihmojë me banesën, e cila nga dita në ditë rrënohet më tepër. Njëri nga djemtë tregon se nuk ka qenë kurrë i lumtur dhe ëndrra e tij është një shtëpi siç e kanë gjithë të tjerët.

(Kosova Sot)