Don Lushi e Xhabir Hamiti e mbjellin ‘pemën e bashkëjetesës’

  • 18 April 2019 - 15:35
Don Lushi e Xhabir Hamiti e mbjellin ‘pemën e bashkëjetesës’

Sfidës për të mbjell një pemë i janë përgjigjur edhe Don Lush Gjergji e teologu i islamit, Xhabir Hamiti.

Ata zgjodhën oborrin e Bibliotekës Kombëtare që të mbjellin pemën.

Përmes një postimi në Facebook, Xhabir Hamiti ka thënë se edhe ata i janë përgjigjur sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve

“Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga ish kryetarja Atifete Jahjaga. Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra”, ka thënë Hamiti.

Hamiti ka thënë se mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë

“Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.  Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë.  I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Hamiti në facebook.

(Kosova Sot)