Trump nuk është i pafajshëm sipas Mueller, e ka penguar drejtësinë ne 10 raste

  • 18 April 2019 - 16:55
Trump nuk është i pafajshëm sipas Mueller, e ka penguar drejtësinë ne 10 raste

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA’së, William Barr, në konferencën për media, ka dhënë lajme pozitive për presidentin Trump, rreth raportit të Muellerit. Ai mbron kreun e SHBA’së, megjithatë janë 10 episode që sipas Prokurorit Mueller, Trump e ka penguar drejtësinë.

Barr sot mbajti konferencë për raportin e përgatitur nga Prokurori Special, Robert Mueller, për dyshimet se presidenti amerikan mund të ketë pasur lidhje me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Berr tha qe Trump nuk e ka penguar drejtësinë, mirëpo në të njëjtën kohë ai “nuk është pajtuar me disa teori legale te Këshilltarit Special” për te arritur deri te konkluzioni se Trump i ka bërë obstruksion drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë “bashkëpunoi plotësisht” me Mullerin gjatë hetimeve.

E përditshmja britanike “The Guardian”, shkruan se Prokurori i Përgjithshëm nuk po e thotë të vërtetën pasi Trump nuk pranoi të intervistohej.

Mirëpo Barr e pranon se raporti ka 10 raste ku presidenti ku, sipas Prokurorit të angazhuar për hetime, Trump ka penguar drejtësinë. Vetëm se thotë që ai dhe zëvendësi i tij nuk pajtohen me këtë që Mueller i ka nxjerrë në raport.

“Raporti numëron 10 episode që përfshijnë Presidentin dhe flet për mundësitë që të ketë penguar drejtësinë”, ka thënë Barr.

Guardian shkruan se vërehet se Barr po e mbron në cdo mënyrë Trumpin sepse Mueller i ka dokumentuar këto dhjetë episode në të cilat presidenti besohet se e ka penguar drejtësinë. 

(Kosova Sot)