Gjermani që luftoi për UÇK-në: Është nder të kthehem pas 20 vjetëve

  • 19 April 2019 - 13:28
Gjermani që luftoi për UÇK-në: Është nder të kthehem pas 20 vjetëve

Për nder të tubimit tradicional të “Epopesë së UÇK-së” në fshatin Marec, të komunës së Prishtinës, Majk Speth kishte ardhur nga Gjermania për të qenë pjesë e këtij tubimi tradicional.

Gjermani, Majk Speth që kishte luftuar përkrahë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe tani është veteran i UÇK-së, falënderoi shumë familje që dhanë bijtë e bijat e tyre për liri.

“Është nder të jem këtu, ku para 20 viteve unë luftova për të parë se çka u krijua këtu, ku çdo familje e falënderoj për bijtë e tyre dhe për këtë arsye ne sot e gëzojmë lirinë shkaku i tyre”, u shpreh veterani gjerman Speth. 

(Kosova Sot)

(Kosova Sot)