Gjyqtarët kosovarë zbatues të urdhrave të politikës

  • 19 April 2019 - 19:10
Gjyqtarët kosovarë zbatues të urdhrave të politikës

Nesër në gazetën me besimin dhe tirazhin më të madh në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni se pse gjyqtarët nuk japin verdikte të drejta, profesionale dhe të paanshme, edhe pse ata i detyrohen ligjit, por punojnë dhe marrin aktgjykime në shumicën e rasteve sipas porosive të pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale që po e udhëheq shtetin?

Qytetarët që kanë probleme me gjykatat thonë se gjyqtarët vendosin në shumicën e rasteve në bazë të lidhjeve politike. Për çfarë drejtësie mund të flasim nëse gjyqtarët edhe 20 vite pas luftës, e mbi 11 vite shtet i pavarur, nuk sjellin një verdikt profesional dhe të paanshëm, të bazuar në ligje dhe Kushtetutë?

Deri kur gjyqtarët në Kosovë do të vazhdojnë të jenë zbatues të urdhrave të politikës së inkriminuar?

Për këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)