Ngjarjet sot në Kosovë

  • 20 April 2019 - 08:57
Ngjarjet sot në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

Alternativa mban konferencë, në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyrat e Alternativa, ora 10:00) 

Komuna e Gjakovës organizon aksionin për pastrimin e Shkugzës. (Ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)  

Lëvizja për Drejtësi mbanë konferencë me temën “Emigrimi problem serioz për qytetaret”. (Zyrat e LD-së, ora 11:00)

Biznesi anëtar në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj “Një shqiptar në CIA – dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria “Altera” në Prizren, ora 13:00)

Para monumentit “HEROINAT” në Prishtinë lansohet projekti #Forheroines. (Ora 13:00)Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse. (Hoteli “Grand”, ora 14:00) 

Mesha qendrore e Pashkëve mbahet në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. (Ora 21:00)

(Kosova Sot)