Kush është 20 vjeçari që i dha fund jetës para dy ditësh në Deçan

  • 21 April 2019 - 10:12
Kush është 20 vjeçari që i dha fund jetës para dy ditësh në Deçan

Në fshatin Baballoq të Deqanit, është gjetur i vdekur një 20 vjeçar. Ai ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Dyshohet se ky i ri i dha fund jetës, përderisa policia po merret me këtë rast.

Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

Image

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes).”, thuhet në njoftim

Atij i është dhënë dje lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Baballoq.

(Kosova Sot)