Ekstremistët budistë përgjakin Shri Lankën me të krishterë, 207 të vdekur

  • 21 April 2019 - 14:25
Ekstremistët budistë përgjakin Shri Lankën me të krishterë, 207 të vdekur

Ministri i Mbrojtjes i Shri Lankës ka njoftuar se policia e këtij vendi i ka arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmet e sotme në Shri Lankë, në të cilat u vranë së paku 207 njerëz.

Sipas të dhënave më të reja, numri i të vdekurve nga shtatë shpërthimet në kisha dhe hotele ka shkuar në 207 dhe mund të rritet më vonë për shkak të numrit të madh të njerëzve të plagosur.

Shumica e viktimave janë qytetarë të Shri Lankës, por autoritetet kanë njoftuar se rreth 30 persona me shtetësi të huaj janë në mesin e të vrarëve. Besohet se edhe disa qytetarë britanikë janë vrarë në këto sulme.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por ministri i brendshëm, Ruwan Wijewardene, tha se sulmuesit janë identifikuar dhe ata janë ekstremistë fetarë. 

Qeveria e ka shpallur orën policore, e cila ka hyrë në fuqi menjëherë. Autoritetet i kanë bllokuar edhe rrjetet sociale dhe shërbimet tjera të dërgimit të mesazheve përmes internetit dhe telefonave.

Fillimisht Shri Lanka u godit nga gjashtë shpërthime, tri prej të cilave ndodhën në kisha dhe tri të tjera në hotele luksoze. Më vonë ndodhën edhe dy shpërthime tjera, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të shpërthimeve, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot)