Momenti kur hajnat grabisin një lokal në kryqytet

  • 22 April 2019 - 09:27
Momenti kur hajnat grabisin një lokal në kryqytet

Një lokal në qendër të Prishtinës ishte cak i hajdutëve të shtunën mbrëma. Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda. Media iu sjell videon nga momenti i grabitjes.

Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës një grabitje ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Lexues të media kanë dërguar një video nga momenti i grabitjes.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe 200 e 10 euro.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.

(Kosova Sot)