Tre fëmijët e njeriut më të pasur në Danimarkë janë mbytur nga bombardimet në Sri Lanka

  • 22 April 2019 - 10:49
Tre fëmijët e njeriut më të pasur në Danimarkë janë mbytur nga bombardimet në Sri Lanka

Bosi i ASOS ka lajmëruar se tri nga katër fëmijët e tij janë mbytur në Sri Lanka.

Katër fëmijët e Anders Holch Povlsen kanë qenë duke e vizituar vendin gjatë festës së Pashkëve.

Ndërsa tre prej tyre janë mbytur gjatë bombardimeve vetëvrasëse që janë bërë në Sri Lanka gjatë ditës së dielë.

Miliarderi është pronari i firmës së veshjeve ASOS dhe pronari më i madh i tokave private në Skoci.

Numri i të vdekurve në Sri Lanka është rritur në 290 pasi një valë shpërthimesh goditën kishat dhe hotelet luksoze në të gjithë vendin të dielën.

Rreth 500 persona janë të plagosur dhe dhjetëra të huaj janë në mesin e të vdekurve.

Vendi është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, dhuna më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile në vitin 2009. 

(Kosova Sot)