Shkodra: Kosova, oazë e kriminelëve

  • 22 April 2019 - 12:18
Shkodra: Kosova, oazë e kriminelëve

Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se Kosova është shndërruar në një oazë të kriminelëve.

“Kush e kupton Begjet Pacollin dhe rrethin e tij?! Sigurisht që këta kryejnë punë sekrete, larg syve të opinionit publik, ndoshta për përfitime personale, meqë ky dhe estrada e tij e mendojnë se shteti i Kosovës është pronë private e tyre.

Mund të lëvizin, të tregtojnë lirisht me mallra e njerëz. Nuk mund ta dish se a veprohet diç për të ardhmen e mirë për këtë vend, apo është vend i eksportit dhe importit të njerëzve ilegjitimë. Ndoshta, Pacolli ka marrë ndonjë rol të një profesioni tjetër në emër të shtetit. Ndoshta, Kosova është shndërruar në një oazë koncentrimi të kriminelëve - miq! Ndoshta, Pacolli e ka këtë të drejtë e qytetarët e vendit nuk po e ditkan. Si në filmat e aksionit. Tash konkretisht dhe me regji e veprim praktik. Dhe ky, ndoshta, në mesin e të tjerëve e ka marrë detyrën e ndonjë producenti. Apo, ndoshta, po e luan rolin e një shpëtimtari për ata që rrezikohen nga vendi dhe qytetarët e vet si persona non grata. Ndoshta i duhet për ndonjë ditë të 'zorit'”, ka deklaruar Shkodra për “Kosova Sot”.

“Sidoqoftë, ministri i PJ dhe çdo lëvizje e personave zyrtarë duhet të përcillet dhe të regjistrohet nga mediet. Na nuk e konsiderojmë Kosovën shtet kaçak, as të sekreteve e të Ali Babave, kur bëhet fjalë për veprimet zyrtare publike. As s'ka të bëjë me një vend ekskluziv humanitar për shpëtimin e çfarëdo krimineli. Nuk ma merr mendja se këtij ministri apo ndonjë shërbimi tjetër i shkruan në Kushtetutë se, mund të bëjë një tregti me tipat të dënuar apo me potencë për dënim.

Që të bëjë një transport të një 'kolegu' prej Kenisë, pavarësisht se ky ministër ka avion privat, sigurisht që detyra e MJ-së nuk mund të konsiderohet si ardhje e shkuarje as si transporti i rëndomtë i qytetarëve”, ka thënë Shkodra.

(Kosova Sot)