ISIS feston sulmin që la të vdekur 290 persona -kundërpërgjigjen për masakrën në Zelandë të Re

  • 22 April 2019 - 12:25
ISIS feston sulmin që la të vdekur 290 persona -kundërpërgjigjen për masakrën në Zelandë të Re

Mbështetësit e Shtetit Islamik – ISIS, po festojnë shpërthimet vetëvrasëse që ndodhën në Sri Lankë nga ku mbetën të vrarë 290 persona dhe 500 të tjera u plagosën, derisa po festonin Pashkët.

Grupi i Inteligjencës SITE, që gjurmon aktivitetin ekstremist në internet tha se fanatikë të ISIS po i gëzoheshin sulmeve terroriste si hakmarrje për masakrën në Christchurch.

Asnjë grup nuk ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për shpërthimet, por policia e Sri Lankës po thotë se një grup ekstremist mysliman i panjohur ishte subjekt i një paralajmërimi të inteligjencës dhjetë ditë më parë.

Sipas dëshmive që po thonë se i ka inteligjenca mund të ketë edhe më shumë sulme.

Rita Katz, drejtore e grupit të SITE Intelligence Group për monitorimin e terrorizmit, tha se mbështetësit e IS kanë përgëzuar sulmet duke festuar edhe për numrin e viktimave.

Ajo po thotë se kjo festë e tyre mund të jetë në një formë edhe përgjegjësi se ata kanë kryer sulmet.

(Kosova Sot)