Policia jep detaje: Kështu ndodhi vrasja e trefishtë në Prishtinë

  • 22 April 2019 - 14:30
Policia jep detaje: Kështu ndodhi vrasja e trefishtë në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka dhënë detaje për vrasjen e trefishtë në Kryeqytet.

Ajo për median tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 13:20, policia  ka marrë informacionin për  nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor  ne vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

(Kosova Sot)