Avokatet tregojnë për kosovaret e kthyera nga Siria, jetën e tyre atje dhe kthimin e tyre në Kosovë

  • 22 April 2019 - 17:52
Avokatet tregojnë për kosovaret e kthyera nga Siria, jetën e tyre atje dhe kthimin e tyre në Kosovë

Avokate Feime Gashi, dhe Fortesa Mehmeti të cilat janë mysafire në një emision, janë caktuar si avokate nga Oda e Avokatëve të Kosovës të bisedojnë me gratë që janë kthyer nga Siria ditëve të fundit, që po qëndrojnë në Qendrën për të Huaj në Vranidoll.

Avokatet e caktuara me pozitë zyrtare, Feime Gashi dhe Fortesa Mehmeti tregojnë për klientët e tyre që iu janë caktuar, gratë që u kthyen nga Siria, me fëmijët e tyre.

Feime Gashi, ka treguar për klienten e saj, për të cilën tha se e mbante fëmijën në prehër dhe se ishte e lodhur kur ishin takuar të dyja.

“M’u dok e dobët, mu dok e lodhun, e pa ushqyer, e mbante fëmiun në prehër. Ajo tha se në Siri nuk i kishin kushtet aq keq. Tha lum ne që kemi ardhë, por ishte në rezervë”, tha avokatja Gashi.

Avokatja Fortesa Mehmeti, tregoi për klienten e saj, ku tha se ajo kishte shkuar në Siri në moshë të re.

Avokatja tregoi se klientja e saj kishte duhëtuar për në Siri me bashkëshortin e saj dhe fëmiun, por atje ishte ballafaquar me probleme të shumta.

Ajo tha se nuk e dinte se ku e ka bashkëshortin, a është i vrarë apo i zhdukur. Kështu tha avokatja se i kishte rrëfyer kosovarja e kthyer nga Siria.

“Klientja ime ka shkuar në moshë të re në Siri, me trysninë e bashkëshortit të saj dhe fëmijën e tyre që e kishte marrë me vete. Ajo nuk e dinte tash për bashkëshortin e saj të dinte se a është vrarë apo a është zhdukur diku, apo a është ende duke luftuar diku”, tha avokatja.

“Ajo ka thanë që nuk ka pas mbështetje nga askush dhe nuk ka pas ku me të shkojë. Ka qenë e detyruar të shkonte me bashkëshorti në Siri. Megjithatë, ajo ka tentuar disa herë të largohet nga kampi ku u mbante”, tha avokatja Mehmeti.

(Kosova Sot)