Marrëzia e një shoqërie humbur

  • 22 April 2019 - 21:15
Marrëzia e një shoqërie humbur

Çdo shoqëri e cila duket dhe mbahet e zhvilluar dhe e moderuar sipas parimeve doktrinar të demokracisë, rrënjet i ka tek botëkuptimi i individeve të cilët e përbëjnë atë shoqëri. Si mund të jetë kështu mund të pyet ndokush me mendjen e tij të mjegulltë, por me të drejtë?? Sepse çdo gjë fillon dhe mbaron me shoqërinë. Një familje krijohen dhe mbahet nga dy persona, ata zgjërohen, shtohen dhe nga kjo lindë nevoja për udhëheqje që do të thotë, shpikës i një metode për të kontrolluar, menaxhuar dhe mbajtur të cilën vetë shoqëria e formon që jeta të bëhet e mundur dhe të vazhdojë, domethënë zgjërimin e familjës sipas botëkuptimit të tyre. Cila janë këto instumentet kontrolluese ose me stil shkencorë, menaxhuese dhe orientuese drejtë një të ardhme me të mire? Gjykata, prokuroria, heutuesia, ekonomia, shendetësia, arsimi, shkenca, feja dhe teknologjia, do të thotë të gjitha këto shpikën nga vetë gjiri i shoqërisë dhe në thelbin e tyre, shërbejnë për ta mbajtur nën kontrollë këtë shoqëri në mënyrhë që ajo të funksionojë ashtu siç dëshirhojnë ata. Por me një udhëheqës që ne njerëzit e moderuar e quajmë “Kryeministër” por gjithmonë i kontrolluar nga vetë shoqëria.

E gjitha kjo që e shkrova më lartë ndodhet e mpleksur në botëkuptimin e individve të shteteve që sot pohojnë se gëzojnë të drejta minimale për të pasur një të ardhme pesëdhjetë përqind të sigurtë. Tani vijmë tek shoqëria jonë ajo Kosovare. Çfarë ndodhë këtu? Nëse e marrë një lapse dhe letër në formën e një pyetësori dhe në atë letër e shkruan pyejen Kush është ndërtuesi dhe zhvilluesi i një shoqërie të zhvilluar ? Dhe i pyetë kokë për kokë, ju garantojë se tetëdhjehtë përqind banorët e shtetit të Kosovës përgjigjen do e japin me “ Nuk di” ose do të thonë “Udhëheqësi” (kryetari). Nga ana tjetër, pohojnë se jemi democrat dhe të lire, ku dihet se me demokraci nënkuptojmë aftësi për të ecur gjithë së bashku si shoqëri drejtë së ardhmës me këmbëngulje, mençur, pa i dëmtuar të tjerët që të rrethojnë vetëm pse ti do t’i kënaqësh dëshrat tuja apsolute pa meduar se në demokraci duht bërë theror një pjesë të madhe të dëshirave. Pse në botëkuptimin e individëve të shoqërisë sonë të emërtuar si Kosovar është vendosur kjo çthuarje ta quaj? Nëse ua them unë është e papranueshme për arsyeje të ndryshme, por nëse i pyetë të tjerët dis nuk e dine, ca të tjerë ia hedhin fajin një përsoni, të tjerët flasin sipas asaj që atyre ju pelqen të flasin besa edhe të ndëgjojnë, si rrjedhojë, pothuajse asnjërin nuk e gjenë me të njëjtin botëkuptim d.m.th, kjo është permisa pse unë e kam titëlluar këtë ese “ Marrëzia e një shoqërie humbur” Megjithatë do e jap mendimin tim. Sipas meje ende në botëkuptimin e individve të shoqërisë sonë tek 80% e tyre nuk është pjekur ideja se “ Shoqëria e gjitha e bashkuar e bënë zhvillimin ose shkatërrimin e jo vetëm një ose dy. Shkatërrimi nuk e sjellë kryeministri apo presidenti por ne duke i mbyllur sytë dhe veshtë nga fakti. Kur e drjta heshtë e padrejta mendon se ka të drejtë.

Labinot Beka

(Kosova Sot)