Kush e vrau Admir Muratajn? Ish-zyrtari i Policisë: Provat që unë kam…

  • 23 April 2019 - 09:56
Kush e vrau Admir Muratajn? Ish-zyrtari i Policisë: Provat që unë kam…

Nderkohe qe vijojne hetimet per grabitjen ne Rinas, e teksa dje u vune ne pranga 4 te dyshuar si te perfshire ne ngjarje, mbetet ende pa pergjigje zyrtare fakti, nese Admir Murataj u vra nga policia apo nga vetë grabitësit?

Kjo pyetje vazhdon të mbetet pa një përgjigje zyrtare deri në momentin që nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Por Shemsi Prençi, një ish-zyrtar i policisë jep versionin e tij për ngjarjen e 9 Prillit që ndodhi në Rinas.

“Unë personalisht nuk besoj që e ka ekzekutuar policia. Plaga është shumë e madhe. Ne kemi thënë që grupi i grabitësve kishte fishekë blindëshpues. Plaga që ndodhet në pjesën e djathtë të kokës është plagë shkatërruese.

Policia disponon armë që dimë ne, pistoleta dhe kallashnikov. Policia një gjë e di shumë mirë që nuk lejohet të mbajë fishekë blindëshpuese. Gjurma sipas meje mund të jetë me një plumb më të madh nga armët që përdor policia”, tha Prençi në studion e Opinion. 

(Kosova Sot)