Elon Musk paralajmëron teknologjinë që e lidh trurin e njeriut me kompjuterin

  • 23 April 2019 - 10:30
Elon Musk paralajmëron teknologjinë që e lidh trurin e njeriut me kompjuterin

Elon Musk beson se njerëzit duhet të lidhen me makinat, në mënyrë që ta luftojnë forcimin e paevitueshëm të inteligjencës artificiale, raporton TheIndependent

Në një deklarim në Twitter, Elon Musk themeluesi i SpaceX dhe Tesla tha se teknologjia nga kompania e tij e re Neurolink, do të vijë “së shpejti”

Musk ende nuk ka dhënë më shumë detaje se kur kjo pajisje do të vijë, dhe si do të funksionojë.

Neurolink më herët kishte paralajmëruar një produkt që në mënyrë efektive do ta lidhë trurin e njeriut me kompjuterët, përmes një çipi të vogël.

Në nëntorin e kaluar, Musk tha se kjo teknologji do të përfshijë një “elektrodë në lidhjet neurale, në një mikro nivel”.

Më specifikisht, do të jetë një ‘çip’ dhe disa tela të cilat do të ngjiten në kafkën e njeriut përmes një operacioni të vogël.

“Aspiratat afatgjata të Neurolinkut do të jenë që të arrijë simbiozën me intelegjencën artificiale, dhe të arrijë një lloj demokratizimi të intelegjencës, sepse sot është shumë monopolistike, dhe kontrollohet nga qeveritë dhe kompaniët e mëdha” kishte thënë Musk.

“Besoj se mund të bëhet, dhe me gjasë brenda një dekade” shtoi ai.

Një teknologji e tillë do të sillte ndryshime rrënjësore sa i përket zhvillimit të intelegjencës artificiale. 

(Kosova Sot)