Sot varroset i riu që humbi jetën në Mitrovicë

  • 23 April 2019 - 11:09
Sot varroset i riu që humbi jetën në Mitrovicë

Visar Behrami, 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Pas gjashtë orësh kërkim, ekipi arrit të gjejë trupin e të riut nën gërmadha.

Varrimi i tij do të bëhet sot në varrezat e fshatit Vdimiriq të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur i afërmi i tij i cili ka thënë se varrimi i të ndjerit do të bëhet me ikindi (ora 16:20).

(Kosova Sot)