Preteni: Zbatueshmëria e ligjeve varet nga vullneti, e vullnet nuk ka

  • 23 April 2019 - 12:04
Preteni: Zbatueshmëria e ligjeve varet nga vullneti, e vullnet nuk ka

Analisti Hasan Preteni vlerëson se ligjet nuk janë pengesë.“Munden ligjet të jenë të dobëta, por kur janë prokurorët e gjyqtarët të mirë, funksionon shteti.

E kundërta, ligjet e mira të Kosovës nuk po ka kush t’i zbatojë. Zbatueshmëria varet nga vullneti, e vullnet nuk ka. Klasa politike po i mashtron qytetarët duke u servuar informacione në baza ditore se po i ndryshon ligjet.

Po ndryshohen pa kurrfarë ekspertize, vetëm se po i teket dikujt. Po gjejnë fonde, po organizojnë tryeza e punëtori tjera vetëm e vetëm për të shpenzuar lekë dhe për të fituar në kohë.

Ligjet janë të mira, institucionet janë të kompletuara, po çalon faktori njeri”, theksoi Preteni për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)