Qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj Shpend Ahmetit

  • 23 April 2019 - 18:59
Qytetarët ‘shpërthejnë’ ndaj Shpend Ahmetit

Nesër në “Kosova Sot”, lexoni se çka thonë qytetarët për kryetarin e Prishtinës, i cili përveç shëtitjeve me jahta, kungjave në Prishtinë dhe pazareve të larta e milionëshe me leje ndërtimore dhe toka e prona komunale, nuk do të mbahet mend për asnjë punë në të mirën dhe interesin e qytetarëve të Prishtinës? A është shndërruar Shpend Ahmeti në një nga protagonistët e klanit PRONTO, të cilëve edhe iu jep tenderë për qumështin, duke rritur vlerat e tenderit, por edhe në vegël të Hashim Thaçit dhe koalicionit PAN të cilin po e mban në pushtet për ta shkatërruar sa më shumë Prishtinën dhe Kosovën!?

A do të mbahet mend Shpend Ahmeti për pazaret e tij dhe shkeljet ligjore që i ka bërë dhe si i tillë asnjë qytetar në Prishtinë e më gjerë nuk do të votojë një PAZARXHI bllokues e shkatërrues të tillë, i cili për përfitime personale dhe të klanit të tij kriminal, po keqpërdor detyrën zyrtare dhe po ua shkel të drejtat qytetarëve shumicë për 6 vjet rresht të cilët nuk janë pjesë të klaneve të nëntokës kriminale të ndërtimit në Prishtinën e stërkequr e të degraduar skajshmërisht!?

Këto e shumë materiale tjera interesante i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.