Kuptoi se kishte qenë mashkull, mjeku vret të dashurën e tij

  • 24 April 2019 - 09:15
Kuptoi se kishte qenë mashkull, mjeku vret të dashurën e tij

Një ngjarje e rëndë dhe mjaft e pazakontë vjen nga Rusia. Një mjek ka treguar se si ka vrarë të dashurën e tij, e më pas e ka copëtuar trupin, pasi mësoi se në të shkuarën kishte qenë mashkull.

Mikhail Tikhonov, 27-vjeç, në apartamentin e viktimës, Nina Surgutskaya, 25-vjeçe, e ka mbytur këtë të fundit me duar, pasi kishte kuptuar operacionet e vajzës për ndryshimin e gjinisë.

Më pas, 27-vjeçari ka gatuar pjesët e trupit të 25-vjeçares.

Një polic ka rrëfyer:

“Ai i vuri viktimës duart në fyt dhe e shtrëngoi deri sa ajo nuk kishte më shenja jete. Më pas e dërgoi trupin në tualet dhe i hoqi organet e brendshme duke i copëtuar në pjesë të vogla dhe duke i hedhur në tualet. Ndërsa pjesët e tjera të trupit i fuste për t’u pjekur në furrë në mënyrë që të hiqte lëngjet e tepërta”.

(Kosova Sot)