Paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja çfarë mund të ndodhë në Samitin e Berlinit

  • 24 April 2019 - 12:43
Paralajmërimi i rëndë për Kosovën: Ja çfarë mund të ndodhë në Samitin e Berlinit

“Edhe takimi i Berlinit, në fund të këtij muaji, ka rreziqet e veta e ku mund të shthuret tërësia territorial e Kosovës, duke hyrë në një sovranitet të dyfishtë mes Kosovës e Serbisë (vendbanimet serbe dhe kishat sllavo-ortodokse). Pushtetarët e Kosovës, të frikësuar e të tmerruar nga drejtësia, mund të shesin e shembin gjithçka, pra edhe çmimin e lirisë, vetëm e vetëm të shpëtojnë kokat e tyre dhe pasurinë e vjedhur. Kosova po shkatërrohet nga banditët e kombit, populli po dëbohet, liria po shembet….”, tha Bojaj për “Kosova Sot”.

Analistët alarmojnë se pazaret e mbrapshta të presidentit Hashim Thaçi po e vënë në pikëpyetje edhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën, përderisa po qarkullojnë idetë nga presidenti kosovar dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës. Ata thonë se Kosova është në momentet më të rënda pas më shumë se 11 vjet të pavarësisë.

Image
Ramiz Bojaj

"Shteti i Kosovës është i kapur nga bandat mafioze, i cili vidhet, shkatërrohet e keqtrajtohet çdo ditë. Idetë e presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, është akti më i shëmtuar që i bëhet shtetit tonë, pazar me shtetin dhe sovranitetin, vetëm për interesin e një grupi kriminal e të shantazhuar skajshmërisht. Shteti i Kosovës gjendet në momentet më të rënda që nga shpallja e pavarësisë së saj 11 vjet më parë, kjo për faktin se mafiozët e Kosovës, duke shpërfillur vullnetin politik të popullit shqiptar për vetëvendosje, gjakun dhe sakrificën tonë për liri, vendimin e GJND-së, parimet juridikokushtetuese, por edhe integritetin territorial e sovranitetin e vendit tonë, hapën teza shkatërrimtare, të cilat e vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetësisë së Kosovës”, thotë analisti politik, Ramiz Bojaj.  

Sipas tij, pushtetarët e Kosovës, të frikësuar e të tmerruar nga drejtësia, mund të shesin e shembin gjithçka.

“Bllokimi i njohjeve-çnjohjet, bisedimet për statusin e ri të Kosovës, deri në ndarjen e vendit, kanë hapur kapitullin e kapitullimit të shtetit tonë, kjo si rrjedhojë e kapitullimit dhe izolimit të bandave mafioze të vendit, të cilat janë të trembura nga drejtësia, sidomos nga Gjykata Speciale. Edhe takimi i Berlinit, në fund të këtij muaji, ka rreziqet e veta e ku mund të shthuret tërësia territorial e Kosovës, duke hyrë në një sovranitet të dyfishtë mes Kosovës e Serbisë (vendbanimet serbe dhe kishat sllavo-ortodokse). Pushtetarët e Kosovës, të frikësuar e të tmerruar nga drejtësia, mund të shesin e shembin gjithçka, pra edhe çmimin e lirisë, vetëm e vetëm të shpëtojnë kokat e tyre dhe pasurinë e vjedhur. Kosova po shkatërrohet nga banditët e kombit, populli po dëbohet, liria po shembet….ky është çmimi që ne po paguajmë për pushtetin e kaçakëve ruralë. Ruralët me mendësinë e hajdutëve, duke kapur shtetin, këta kanë marrë peng edhe popullin, dhe të gjitha këto i mbajnë në dorë 'mburojë' para çdo drejtësie që mund t'iu trokasë bandave të pushtetit", u shpreh analisti Ramiz Bojaj për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)