Mbytet një grua në Durrës, policia jep detajet. Çfarë u gjet buzë detit?

  • 24 April 2019 - 14:46
Mbytet një grua në Durrës, policia jep detajet. Çfarë u gjet buzë detit?

Ditën e sotme në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar ende.

Policia ka njoftuar se gruaja është rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zëzë dhe një pal këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. 

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

(Kosova Sot)