Kuvendi po mbahet peng nga PAN

  • 24 April 2019 - 15:50
Kuvendi po mbahet peng nga PAN

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, vazhdon që të mbahet peng nga koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA).

Përmes një adresimi në rrjete sociale, Hoti ka thënë se koalicioni PAN, nuk ka legjitimitet për të qeverisur, pasi që sipas tij tashmë po dihet që shumica e seancave të Kuvendit po dështojnë për shkak që pozita nuk po i posedon numrat.

Hoti ka shtuar se tash e një vit, opozita i ka treguar pushtet se nuk ka legjitimitet për të qeverisur, pasi që sic tha ai nuk ia kanë votuar ligjet e propozuara nga ta.

 

Kuvendi i Kosovës ka kohë që po mbahet peng nga PAN-i, një pakicë qeverisëse pa legjitimitet që po e shfrytëzon situatën...

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, April 24, 2019

(Kosova Sot)