Akuza e rëndë për Thaçin: Ja çfarë dëshiron të bëjë që të shpëtojë nga Specialja

  • 24 April 2019 - 19:00
Akuza e rëndë për Thaçin: Ja çfarë dëshiron të bëjë që të shpëtojë nga Specialja

Analistët alarmojnë se pazaret e mbrapshta të presidentit Hashim Thaçi po e vënë në pikëpyetje edhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Analistët ndërkombëtarë vlerësojnë se nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën, përderisa po qarkullojnë idetë nga presidenti kosovar dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Sipas tyre, Kosova është në momentet më të rënda pas më shumë se 11 vjet të pavarësisë, ku në vend që të shënonim njohje të reja, shteti i udhëhequr nga Hashim Thaçi po hedh hapa prapa dhe askush nuk mban përgjegjësi, por e fshehin kokën si struci në rërë.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

"Sebep i mosnjohjeve të Kosovës dhe atyre shtetet që i ranë pishman, është pazari i kryekuislingëve dhe pazarxhinjve për interesa të tyre personale, është Hashim Thaçi, bashkë me ortakët e tij, si Aleksandar Vuçiqi, Edvin kanabisi dhe njeriu i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu. Vetëm mendoni se sa prapa e kanë sjellë vendin nga kjo kope hajnash, tradhtarësh dhe banditësh. Kosova e përgjakur nga kasapët e Serbosllavisë, i harruan masakrat, krimet, dhunimet nga këta të pafytyrë dhe nga këta kryebanditë dhe vetëm e vetëm për para të majme dhe për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale, dëshirojnë të copëtojnë pikë e pesë vendin. Ndryshimi i kufijve u kundërshtua nga vendet më të fuqishme dhe nga miqtë më besnikë, sepse është rreziku më i madh dhe një gjakderdhje e re”, thotë analisti, Reshat Badallaj-Zhuriani. 

“I pangopur nga këta krye-idiotë me gjakun e vendit, kanë zgjedhur dyzen ahengjet, me kasapët dhe kriminelët serbo-çetnikë, hanë e pinë dhe shkelin në gjakun e popullit të vendit.Ky grup banditësh e kanë kapur në dorë vendin dhe na bënë horë para botës me njerëz të paaftë, të papërvojë, të pashkollë dhe luajnë me fatin e popullit, që e morën në qafë vendin dhe popullatën e Kosovës.Qëllimisht e kanë vënë në krye të diplomacisë, merreni me mend, një prorus dhe proserb. Kjo bandë banditësh të shkapërderdhur nëpër botë, si ambasadorë,konsuj dhe kinse një armatë që shpenzojnë buxhetin e shtetit, që janë të lidhur lloj-lloj familjarë të tyre duke harxhuar buxhetin e shtetit dhe nuk dëgjohen fare dhe nuk lëvizin për të mirën e vendit, sepse këta nuk dinë as alfabetin! Në këtë bandë është edhe Shpend Jahti", ka thënë analisti Reshat Badallaj-Zhuriani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)