Kapiti: "KOSOVA SOT" përditë përballet dhe sfidon të këqijat dhe padrejtësitë politike, juridike, si dhe krimin e korrupsionin gjithë-institucional

  • 25 April 2019 - 12:15
Kapiti:

Analisti Skënder Kapiti vlerëson se shoqëria në Kosovë duhet të guxojë të veprojë dhe të kundërshtojë. “Kosova ka potenciale të mëdha guximi, patriotizmi dhe intelektualizmi, por politika e keqe i ka përjashtuar ato nga sferat shoqërore, politike, akademike, juridike dhe nga profesionalizmi.

Por, fatmirësisht të "KOSOVA SOT" gjen guximin intelektual, kombëtar, patriotik e profesional të vërtetë prej shkrimeve, analizave dhe të opinionistëve e të gazetarëve të guximshëm që sfidojnë të këqijat dhe krimin e korrupsionin, tradhtitë dhe pabesitë e mafio-oligarkëve që kanë kapur shtetin dhe drejtësinë, pasuritë kombëtare dhe bizneset ekonomike, politike, juridike, si dhe kompetencat intelektuale e mediatike”, u shpreh më tej ai për “Kosova Sot”.

"KOSOVA SOT" përditë përballet dhe sfidon të këqijat dhe padrejtësitë politike, juridike, si dhe krimin e korrupsionin gjithë-institucional në mënyrë të drejtpërdrejtë, të paanshme dhe me guxim. Kjo inkurajon, edukon, ndërgjegjëson dhe fton shoqërinë që të lëvizë për ndryshimin dhe përmirësimin. Ka mbi dy vite apo më shumë që ajo i bën thirrje politikës dhe drejtësisë për të miratuar VETTING-un , por jo vetëm atyre, por më shumë i drejtohet shoqërisë kosovare për t'ia imponuar dhe për ta detyruar politikën për miratimin e VETTING-ut, e madje ‘KOSOVA SOT’ fton edhe SHBA-në dhe BE-në për ta detyruar politikën kosovare për të miratuar VETTING-un ashtu sikurse vepruan edhe në Shqipëri.

Vetëm VETTING-u çliron lirinë, drejtësinë, ligjin dhe demokracinë, kompetencën, profesionalizmin dhe patriotizmin e vërtetë”, vlerësoi ai.

(Kosova Sot)