Shkodra: Këta politikanë janë të pangopshëm

  • 25 April 2019 - 15:16
Shkodra: Këta politikanë janë të pangopshëm

Analisti Shefik Shkodra theksoi për gazetën “Kosova Sot” se dihet qartë se, këtu nuk ka pasur e as që ka kurrfarë kontrolli dhe kurrfarë gjyqi e prokurorie.

“Transparenca ka munguar gjithnjë për çdo donacion e grante si dhe ndihma të tjera. Prokuroritë dhe gjykatat janë rreptësishtë nën mbikëqyrjen e politikës. Ata flenë qetë. Këta politikanët tanë janë të pangopshëm.

Po më duket, nuk ka person prej tyre që nuk ka plaçkitur në këtë vend. Se si i nxjerrin paratë prej llogarisë dhe i bartin në llogari tjetër, këtë e kanë mësuar nga 'mjeshtërit' e tyre.

Kjo farë mënyre hajdutërie është e thjeshtë për ta. Këta nuk dinë diçka të hairit e për dobi të vendit, se për zanatin e vjedhjeve, janë të parët. Dhe këta janë shumë. Nuk i zënë sallat gjyqeve në krejt Kosovën. Nuk ka rast për habi edhe për grantet për fermerët e bujqësisë.

Nuk mund ta akuzojnë askënd, sepse të gjithë janë njësoj, varg e vi. Edhe Prokuroria Speciale mund të ketë hyrë me të njëjtin rreth, meqë nuk ka guxim ta hetojë asnjërin prej tyre”, theksoi analisti Shefik Shkodra për gazetën “Kosova Sot”.

 

(Kosova Sot)