“Kosova Sot”, gazetë e guximshme në luftimin e korrupsionit

  • 26 April 2019 - 08:09
“Kosova Sot”, gazetë e guximshme në luftimin e korrupsionit

Denoncuesja më e madhe e krimit dhe dukurive tjera negative

Qytetarët thonë se gazeta “Kosova Sot” pa asnjë hezitim ishte prijatare e pasluftës në luftimin e fenomeneve negative dhe informimin e opinionit mbi të këqijat që kishin zënë rrënjë në Kosovë

Image
Salih Bulliqi

Salih Bulliqi, qytetar

Mendoj që gazeta “Kosova Sot”, për të gjitha këto 20 vite, tashmë veç po shkel edhe në 21-vjetorin e saj të daljes, ka luajtur rol të madh në informimin e qytetarëve për të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, sociale dhe shumë tema tjera të interesit të përgjithshëm. Vazhdimisht kjo gazetë është munduar të jetë denoncuesja më e madhe e krimit dhe të dukurive tjera negative në shoqërinë tranzicionale kosovare në ndërtim për këto 20 vjet. Dua të theksoj dhe të vlerësoj se veç kësaj se gazeta,”Kosova Sot”, është treguar veçanërisht e guximshme që të flasë edhe me emër e mbiemër, në të gjitha nivelet e institucioneve, për të dyshuarit e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Një rol historik e ka luajtur kjo gazetë edhe në ditët më të vështira të luftës prandaj e them pa hezitim dhe me bindje të plotë se “Kosova Sot” është pishtare e lirisë dhe e shprehjes mendimit të lirë. “Kosova Sot” luajti kontribut historik kombëtar gjatë luftës, duke informuar drejtë dhe duke denoncuar a asnjë pardon krimet serbe dhe ishte kjo arsyeja pse regjimi i Serbisë e dënoi me 300 mijë marka dhe pak ditë më vonë, më 24 mars 1999 edhe e dogji shtypshkronjën e saj. Pra, sa i përket rolit të gazetës "Kosova Sot ", si medium informativ që ka përkrahur luftën e UÇK-së, këtë më së miri përmes organeve të dhunshme bëri gjithçka për ta dëmtuar financiarisht dhe më pas për ta zhdukur edhe fizikisht.

Image
Hidajet Grajqevci

Hidajet Grajqevci, qytetar

Nuk ka asnjë dyshim se roli i gazetës “Kosova Sot” ishte i madh, në veçanti gjatë luftës, sepse ky medium ishte bërë dritarja më e guximshme e informimit në Kosovë dhe po e njoftonte gjithë botën me gjenocidin e Milosheviqit. Kjo ishte edhe arsyeja pse ky medium u bë cak i forcave serbe dhe fillimisht u dënua me 300 mijë marka, kurse më pas, më 24 mars 1999, u dogj nga forcat serbe edhe shtypshkronja e saj. Por, e mira është se ky medium edhe pas luftës e vazhdoi misionin e saj të informimit dhe roli i saj është i madh, sepse edhe më tej mbetet gazeta më objektive, më realiste në luftimin e të gjitha të këqijave në Kosovën e pasluftës dhe si e tillë gazeta”Kosova Sot” po e ruan primatin që e kishte duke ngelur gazeta më objektiv në vend.

Të flasësh për gazetën “Kosova Sot”, do të thotë të flasësh në veçanti për kontributin e saj si medium që e pati në kohën gjatë luftës e në veçanti për informacionet që i bënin nga rajonet e luftës, duke u bërë një dritare e informimit për të bëmat e regjimit fashist të Serbisë dhe gjenocidin me dëbimin e 1 milion shqiptarëve nga Kosova.

Por e mira e këtij mediumi është se gazeta ”Kosova Sot” pa asnjë hezitim ishte prijatare e pasluftës në luftimin e fenomeneve negative dhe informimin e opinionit mbi të këqijat që kishin zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës, duke bërë një informim të drejtë të opinionit të gjerë dhe duke u thënë këqijave me emër e mbiemër, sikurse që ishin krimi i organizuar, korrupsioni, evazioni fiskal, kontrabanda etj. Andaj, përgëzime në punën dhe kontributin tuaj si medium dhe suksese të reja.( Vijon)

(Kosova Sot)