Kim Jong Un paralajmëron tensione

  • 26 April 2019 - 09:33
Kim Jong Un paralajmëron tensione

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se paqja dhe siguria në Gadishullin Korean varet nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka paralajmëruar se tensionet dhe gjendja e armiqësisë mund të kthehet sërish nëse Shtetet e Bashkuara nuk i tërheqin sanksionet e vendosura.

Jong Un i ka bërë këto komente të enjten gjatë takimit me Putinin në Vladivostok të Rusisë, shkruan Reuters.

Kreu i Koresë së Veriut ka thënë se pret që deri në fund të këtij viti, Shtetet e Bashkuara të tregohen më fleksibile.

“Situata në Gadishullin Korean ka arritur në një pikë kritike dhe gjithçka mund të kthehet në gjendjen e mëparshme”, raportohet të ketë thënë Jong Un.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

(Kosova Sot)