Petroviq nuk u lejua të kalojë në Serbi

  • 26 April 2019 - 13:26
Petroviq nuk u lejua të kalojë në Serbi

Kreu i partisë së Pavarur Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq, në shenjë proteste ka kaluar pikën kufitare të Kosovës, por atje nuk u lejua të dalë në shtetin serb.

Pasi u kthye nga kufiri, Petroviq tha se kjo është e padrejtë që po iu bëhet atij dhe anëtarëve të partisë së tij.

Petroviq shtoi se këto direktiva vijnë nga Beogradi dhe se intervistimet nga policia serbe kanë qenë mesazhe frikësuese për qëndrimet liberale të SLS-së.

(Kosova Sot)