Dështon mbledhja e Komisionit, ja gjitha akuzat e rënda mes Thaçit, Qunit, Beqës e Kurteshit

  • 26 April 2019 - 13:43
Dështon mbledhja e Komisionit, ja gjitha akuzat e rënda mes Thaçit, Qunit, Beqës e Kurteshit

(E plotësuar) -  Është mbyllur mbledhja e Komisionit Hetimor për Deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ndonëse ishte paralajmëruar që Thaçi t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Madje aty u zhvillua edhe debat i ashpër mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit Thaçi.

Përplasje pati edhe mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe anëtarëve tjerë të Komisioni.

“Mollë sherri” u bë eksperti ndërkombëtar që u angazhua në këtë Komision për të bërë ekspertizën për këtë çështje.

Megjithatë, presidenti ka thënë se Komisioni duhet të sqarojë bazën ligjore të emërimit të ekspertit ndërkombëtar e më pas të procedohet me raportim.

Nuk dihet nëse Thaçi do të raportojë në të ardhmen në këtë Komision.

Eskalon situata ku po dëshmon Presidenti, akuza të rënda mes Thaçit dhe Qunit: Je kriminel, mercenar...

Replika të mëdha me lloj-lloj akuza po ndodhin në komisionin hetimor për çështjen e gylenistëve, pas ardhjes së presidentit Thaçi për të dëshmuar para deputetëve.

Por dëshmia nuk po jepet nga ana e Thaçit, aty vetëm po replikohet.

E replika të ashpara po ndodhin mes Anton Qunit e Hashim Thaçit.

Pasi Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e tjetrën në Shqipëri gjatë kohës së luftës. Quni i replikoi duke i thënë “Ti je hjan, profiter e kriminel”.

Ndryshe, replika janë zhvilluar ndërmjet gjithë anëtarëve të komisionit.

Aty janë përmendur fjalët si frikacak, mercenar, “të dua”, zvarranik etj..

Thaçi Qunit; Ti je Boshko Buha, mercenar që hyre në Kosovë pas luftës

Presidenti Hashim Thaçi i ka thënë deputetit të LDK-së Anton Quni se është mercenar, pasi ky i fundit i tha se ishte frikacak në luftë.

Madje Thaçi i tha Qunit se një këmbë e ka mbajtur në Kosovë e një në Shqipëri, gjatë kohës së luftës.

“Një kamë në Kosovë një në Shqipëri e ke mbajtë -shpinën sigurtë, je hi në Kosovë masi u hy NATO”, tha Thaçi.

Ke qenë mercenar, i tha Thaçi Qunit.

“Ti je Bashko Buha”, vazhdoi Thaçi me akuza ndaj deputetit Quni.

Hallakamë e madhe po shkon në komisionin hetimor për gylenistët, aty gjithçka po flitet përveç për depërtimin e gjashtë shtetasve turq. Deputetët e këtij komisioni po debatojnë si asnjëherë më parë me presidentin Thaçi. Aty po flitet për SHIK-un dhe luftën e UÇK-së. 

Anton Quni Thaçit: E di se jeni frikësu në luftë, se di pse po frikohesh në paqe

Hallakamë e madhe po shkon në komisionin hetimor për gylenistët, aty gjithçka po flitet përveç për depërtimin e gjashtë shtetasve turq. Deputetët e këtij komisioni po debatojnë si asnjëherë më parë me presidentin Thaçi. Aty po flitet për SHIK-un dhe luftën e UÇK-së.

Në një moment deputeti i LDK-së Anton Quni i tha Hashim Thaçit se është frikësuar në luftë.

“Ju jeni frikësu gjatë luftës, por pse po frikësoheni në paqë”, i tha Qunit –Thaçit.

Më pas Presidenti tha se dihet kush ka qenë frikacak në luftë, por nuk përmendi emra.

“Frikacak dihet kush ka qenë, bile jam tu u kursy  të mos flas”, tha Thaçi.

Shtoi se njerëzit e dinë kush i ka dërgu 4 mijë armë për një vikend ne luftë.

“Kush e ka majt një këmbë në Shipni një në Kosovë, shumë mirë e dina”, i tha Thaçi Qunit.

Image

Tensionohet seanca ku po dëshmon Thaçi: Je i sëmurë, baju, je “baby face”...

Presidenti Thaci po vazhdon të mos përgjigjet para Komisionit Hetimor për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ai po debaton me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes, duke e pyetur nëse ka afërsi me ekspertin ndërkombëtar të angazhuar nga komisioni.

Derisa fliste me Kurteshin, Thaci atij i tha se “nuk u rrite kurrë, je ‘baby face’.

“Samiu e ka të preferuar edhe simpati ekspertin nderkombëtar. Sa udhëtime i keni bë bashkë”, është shprehur Thaci para komisionit hetimor. 

Në dëshminë e Presidentit Hashim Thaçi para komisionit parlamentar për hetimin e dëbimit të 6 shtetasve turq ka pasur përplasje të ashpra.

Sami Kurteshi anëtar i këtij komisioni është përballur me Presidentin Thaçi pasi ky i fundit i tha atij se ti ke qenë SHIK.

Reagimi i Kurteshit ka qenë i menjëhershëm duke i thënë Presidentit Thaçi se këto janë shpifje të ulëta.

Por i është përgjigjur menjëherë Thaçi duke ia kthyer se vet me ke ardhë në parti e më ke kallxu që je aty në 2004 duke aluduar në SHIK

Nuk kanë munguar as batutat mes njëri tjetrit Thaci i tha deputetit “sa i lezetshëm je” e Kurteshi ia ktheu se “sa i poshtër je”.

Pas ketyre akuzave ka reaguar deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, duke i kërkuar Sami Kurteshit që të lëshojë sallën dhe të dalë jashtë.

Kjo dëshmi e Presidentit Thaçi ka kaluar në akuza dhe përplasje mes tij dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveqla dhe Sami Kurteshi.

Thaçi ka insistuar vazhdimisht se eksperti ndërkombëtar, është mik i Sami Kurteshit që nga koha kur ky i fundit ka qenë Avokat i Popullit.

Thaçi iu tha se ju e keni shkelë ligjin, pasi eksperti juaj ka bartur materiale edhe nëpër vendet qe se kane njohur Kosovën. Kërkoj që të formohet një komision hetimor që t’iu hetoj juve si komision.

Presidenti po pretendon që eksperti ndërkombëtar ka shpërndarë materiale rreth rastit të gylenistëve.

Sami Kurteshi, i nxehur në debat, kritikoi ashpër presidentin e pati fjalosje edhe me Hajdar Beqën, duke i thënë edhe “baju”.

Image

Deportimi i gylenistëve, përplasje mes Thaçit dhe Komisionit

Presidenti Hashim Thaçi është kthyer në Kuvend e për pak pritet të fillojë komisioni ku po diskutohet për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Pas pauzës e cila u bë me kërkesë të presidentit, deputetët po pritet të fillojnë përsëri diskutimin.

Thaçi kërkoi pauzë shkaku i një telefonate të rëndësishme që tha se duhet të bënte.

Ndryshe, në mbledhjen e komisionit nuk arriti të gjendet një dakordim sa i përket asaj se kur do të jep dëshminë Thaçi, sepse presidenti tha se nuk do të pranojë të raportojë pa ditur se kush është eksperti ndërkombëtar që do të hetojë deklaratën e tij.

***********************

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dalë nga komisioni për deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Krejt kjo siç ka thënë ai shkaku i disa angazhimeve që tha se i ka momentalisht.

Sipas tij, mbledhja do të vazhdojë në orën 15:00,.

Ndryshe, në mbledhjen e komisionit nuk arriti të gjendet një dakordim sa i përket asaj se kur do të jep dëshminë Thaçi, sepse presidenti i tha se nuk do të pranojë të raportojë pa ditur se kush është eksperti ndërkombëtar që do të hetojë deklaratën e tij.

*******************

Dëshmia e presidentit të Kosovës për rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, ka filluar me përplasje në Komisionin Hetimor të Kuvendit të Kosovës. 

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e PSD’së, Frashër Krasniqi, i ka thënë presidentit të Kosovës, se Kuvendi i Kosovës nuk i jep llogari presidencës, pasi që ky i fundit ka kërkuar sqarime nga Komisioni se cili institucion ligjor i Kuvendit e ka miratuar kërkesën për angazhimin e ekspertit nddërkombëtar që ka hartuar një draft raport.

Krasniqi ka kritikuar edhe anëtarin e PDK’së, Hajdar Beqajn, i cili ka dalë në mbrojtje të presidentit Thaçi duke thënë se komisioni ka humbur kredibilitetin dhe se nuk e dijnë fare se kush është eskperti i angazhuar.

Më tej ai e ka pyetur Thaçin se a është kontaktuar nga Erdgoani para depërtimit të gylenistëve.

Ndërkohë ka reaguar pastaj Hajdar Beqa duke thënë se presidenti Thaçi nuk është njeri i PDK’së.

Më pas ka reaguar kryetari i këtij Komisionin, Xhelal Sveçla, duke i thënë Beqës se nuk ka të drejtë të marrë fjalën pa ia dhënë.

Anëtari i VV’së, Sami Kurteshi, në fjalën e tij pas Sveçlës ka thënë se presidenti Thaçi ka ardhur në Komision me skenar për të prishur mbledhjen bashkë me anëtarët e PDK’së në Komision.

Më pas Kureshi ka treguar se kush është eksperti ndërkombëtar që është angazhuar, duke akuzuar pastaj Beqën se po dëshiron që ta prish mbledhjen.

Para tre ditëve ishte paraparë që të mbahej kjo seancë dëgjimi për Thaçin, megjithatë ky i fundit kishte kërkuar shtyrjen e saj për këtë të premte.

Skandali i dëbimit të gjashtë shtetasve turq, kishte nxitur reagime të shumta, dhe si pasojë kishte pasur shkarkimin e ish-ministrit Flamur Sefaj, dhe kreut të AKI-së, Driton Gashi.

************************

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas katër thirrjeve që iu bënë për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar po deklarohet sot për këtë temë, lidhur me prapavijën e atë se çka kishte ndodhur ditën e 29 marsit.

Thaçi në fillim bëri nënshkrimin e betimit që do të flas të vërtetën gjatë intervistimit. Ai pranoi që të jetë prania e medieve gjatë intervistimit për shkak të transparencës.

“Do ishte në interes të opinionit publik me qenë hapur për hir të opinionit dhe transparencës”, tha Thaçi.

Ai kërkoi shpjegime shtesë se kush janë të gjithë personat prezent në komision.

“Dua si president dhe qytetar i Kosovës që para se të fillojmë të ishte me interes të dijë edhe unë edhe opinioni se kush janë prezent në takim dhe kë e përfaqësojnë sepse unë mendoj se ka nevojë për shkak të protokollit se para cilëve persona presidenti i vendit intervistohet”, tha Thaçi. 

Kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveçla para presidentit u prezantua vetë po ashtu edhe gjithë anëtarët e komisionit, stafi i komisionit dhe që në këtë takim janë edhe mediet.

Thaçi kërkoi sqarim se kush është eksperti vendor apo ndërkombëtar që deklarata e Thaçit merret dhe shqyrtohet tek ai.

Sveçla tha se nuk po e di se cilat janë arsyet se këto pyetje po bëhen.

Thaçi tha se ka të drejtë si president dhe qytetar i Kosovës të dijë çdo hollësi për intervistimin e tij. Thaçi nguli këmbë dhe vazhdimisht po kërkon të shoh se kush është eksperti dhe dëshiron ta shoh CV e tij.

“Ajo që do të doja të theksoja është kjo a keni marrë interpertim ligjor nga ndonjë zyre për angazhim të eksperitit ndërkombëtar, unë jam president i vendit dhe kur jap deklarata du me ditë kush i dërgjon dhe i vlerëson, skam probleme me rrëfy para jush”, ka deklaruar presidenti. 

Thaçi, ishte ftuar të raportonte të martën, por kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla, tha se kësaj radhe Zyra e Presidencës ka komunikuar me komisionin për të caktuar 26 prillin si datë kur presidenti Thaçi do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

(Kosova Sot)