Përplasje e ashpër mes Hashim Thaçit dhe Anton Qunit

  • 26 April 2019 - 14:06
Përplasje e ashpër mes Hashim Thaçit dhe Anton Qunit

Anton Quni, ka thënë se presidenti Thaçi s’është i gatshëm për të dhënë informata.

“Puna jonë nuk ka qenë ilegale. Këto tema i kemi pasur në njohuri. Keni mujt me i ngrit këto çështje, edhe sa i përket angazhimit të ekspertit. Këto çështje është dashur të ngriten nga stafi juaj. Keni pasur mjaft kohë. Z.President krejt kjo dramë që po zhvillohet po tregon që ju nuk jeni të gatshëm me dhënë informata”, ka thënë ai.

Ndërsa Thaçi tha se “Nuk është qasje e imja, eksperti ndërkombëtar i angazhuar a e ka aprovimin e ndonjë zyre ligjore. 

“Eksperti a lejohet për tu angazhuar, përveç vendimit që e keni marrë si komision. Në cilin dokument lejohet angazhimi kur bëhet fjalë me sigurinë kombëtare. Tash po më thoni i preferuari i z.Kurteshi. Si mund të jenë një këshilltar i një subjekti politik i angazhuar një ekspert, çfarë raporti kredibil mund të jetë ai?”, tha ai.

(Kosova Sot)