Thaçi gjarpëron në Komision, synon t’i shmanget në çfarëdo forme dëshmisë për ‘gylenistët’

  • 26 April 2019 - 14:18
Thaçi gjarpëron në Komision, synon t’i shmanget në çfarëdo forme dëshmisë për ‘gylenistët’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është ulur sot në karrigen e dëshmitarit para Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Ai nga ngulur këmbë që Komisioni t’i tregojë detaje lidhur me atë se kush është eksperti ndërkombëtar që kanë angazhuar.

Këto sqarime më pas ia ka dhënë krytari i këtij Komisioni, Xhelal Sveçla, duke i treguar se me rregullore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni ka të drejtë ta angazhojë ekspertë.

Pasi ka marrë këtë sqarim, më pas Thaçi, ka tentuar që të nxjerrë arsyetime të tjera, duke thënë se ku shkruan në rregullore që eksperti të jetë ndërkombëtar.

Ai gjithashtu ka thënë se ai duhet të jetë i paanshëm, duke thënë më pas se ai ekspert ndërkombëtar qenka i preferuari i Sami Kurteshit, dhe si i tillë nuk mund të jetë i pavarur.

Thaçi na këtë Komision ka marrë mbështetjen e deputetit të PDK’së, Hajdar Beqa, i cili ka thënë se nuk di asgjë se kush është eksperti i angazhuar nga Komisioni.

Më pas presidenti ka kërkaur që të lirohet për shkak të obligimeve, për t’u rikthyer në Komision në orën 15:00.

Driton Selmanaj i LDK’së ka thënë se dëshiron t’ia bëj pyetjet, pasi që ka frikë se sdo t’a shoh më Thaçin në Komision.

(Kosova Sot)