Kosova dhe Shqipëria të sunduara nga mafio-oligarkët

  • 26 April 2019 - 19:15
Kosova dhe Shqipëria të sunduara nga mafio-oligarkët

Nesër në të përditshmen numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se pse vetëm 4-5 kompani nga Shqipëria morën pjesë në panairin ndërkombëtar “Prishtina 2019”? Pse flasim shumë për bashkëpunim ekonomik dhe ka kaq pak kompani që marrin pjesë nga Shqipëria, apo edhe anasjelltas?

Kur do ta kuptojnë shqiptarët e të dyja anëve të kufirit se vetëm duke u forcuar në prodhimtari mund të bëhemi shtete të forta që ta plotësojmë njëra-tjetrën në pikëpamje ekonomike? A po e sundojnë mafio-oligarkët me monopole ekonominë si ne Kosovë ashtu edhe në Shqipëri?

Pse duke na sunduar mafio-oligarkët përmes tanimë të familjeve mafioze në Shqipëri dhe në Kosovë e në të dyja anët e kufirit, pra si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nuk mund të pritet të kemi treg të lirë e as zhvillim e bashkëpunim ekonomik për së mbari!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen “Kosova Sot”.