Presidenti Thaçi sulmon Merkelin dhe Macronin, thotë se në Berlin nuk ndodh asgjë

  • 26 April 2019 - 22:27
Presidenti Thaçi sulmon Merkelin dhe Macronin, thotë se në Berlin nuk ndodh asgjë

Presidenti Hashim Thaçi nuk pret shumë nga samiti në Berlin kur ai do të përfaqësojë Kosovën së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Nga takimi i 29 prillit ai nuk pret ndonjë proces të ri, megjithatë pret të diskutojnë mundësi të reja.

Sipas tij, në Berlin nuk do të ketë neogciata dhe as dialog në mes të Kosovës dhe Serbisë, mirëpo nga takimi do të dalë një thirrje për vazhdim të këtij dialogu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse.

Thekson se nuk do të lejojnë kushtëzime për dialogun derisa pret që kancelarja gjermane Angela Merkel të bindë presidentin serb Aleksandar Vuçiq që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por edhe t’iu bëjë thirrje 5 vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë.

(Kosova Sot)