Rusia, Turqia dhe Irani s’bashku kundër Amerikës

  • 26 April 2019 - 22:38
Rusia, Turqia dhe Irani s’bashku kundër Amerikës

Të ashtuquajtura, shtetet garantuese të procesit të Astanës, deklaruan se kanë për qëllim që t’i shkatërrojnë planet ‘separatiste’ kundër Sirisë, thuhet në deklaratën e përbashkët nga Rusia, Turqia dhe Irani, raporton RT

Kjo deklaratë u lëshua të premten, pas negociatave të këtyre tre vendeve, në nivel ministrash. Të tre shtetet konfirmuan përkushtimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ata gjithashtu dënuan vendimin e Uashingtonit që ta “njohë sovranitetin e Izraelit mbi zonën e okupuar të Sirisë, që njihen si Majat e Golanit”.

Aty shkruhet “ një dhunim I ligjit ndërkombëtarë, në veçanti të rezolutës 497, të Këshillit të Sigurimit në OKB, dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në lindjen e mesme” thuhet në deklaratë.

Përndryshe, Rusia, Turqia dhe Irani, ka kohë që kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete, madje edhe liderët e shteteve janë takuar shpesh herë, në takime të përbashkëta mes tyre, e shpesh herë kanë dalë me deklarata kundër SHBA-së.

(Kosova Sot)