Haradinaj: Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit

  • 27 April 2019 - 10:13
Haradinaj: Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin kosovarë, tash e njëzet vjet.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës”.

“Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

(Kosova Sot)