“Ylberi në Tokë”, shumë vizitorë veç për një foto

  • 27 April 2019 - 10:38
“Ylberi në Tokë”, shumë vizitorë veç për një foto

Fusha ku prodhohen 130 lloje tulipanësh në rajonin Karatay, rreth 50 kilometra nga qendra e qytetit Konya, në Turqi pret mijëra vizitorë në këtë periudhë të vitit.

Ngjyrat e tulipanëvë , të gërshëtuara me njëra-tjetrën krijojnë një peizazh mahnitës për syrin e njeriut.

Në fushën e tulipanëve, e cilësuar si “ylberi në tokë”, të apasionuarit pas fotografisë tregojnë një interes të madh për të shkrepur fotografinë më të mirë.

Përveç tyre, në fushën ku prodhohen rreth 50 milionë tulipanë, vijnë turistë nga vende të ndryshme, kryesisht nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Italia.

Ndërkohë, turistët rusë, francezë, gjermanë, italianë dhe austriakë që vijnë nga Antalya, shprehin admirimin e tyre përballë pamjes që shikojnë në këtë fushë.

Rüya Üstdeëerli, drejtuesja e kompanisë, tha se interesi i vizitorëve shtohet çdo vit e më shumë.

“Këtë vit moti nuk ka qënë i qëndrueshëm dhe për këtë arsye nuk kanë çelur disa nga tulipanët. Por fakti që një pjesë kanë çelur dhe një pjesë do të çelë me kalimin e kohës, ka siguruar më shumë vizitorë. Këtë vit kemi pasur shumë vizitorë dhe për këtë jemi shumë të lumtur”, tha Üstdeëerli.

Ata që dëshirojnë ta shikojnë këtë pamje të veçantë, fushën e tulipanëve duhet ta vizitojnë deri më 29 prill.

(Kosova Sot)