Gjini: Ambasadorët mbështesin kauzën qytetare

  • 27 April 2019 - 14:13
Gjini: Ambasadorët mbështesin kauzën qytetare

Avokati Gent Gjini thotë se edhe vetë ambasadori amerikan,  Philip S. Kosnett i bashkëngjitët  kauzës ngjashëm ashtu si ambasadori anglez O Conell, reagimit qytetar, vetëdijesimit për ato parregullsi dhe padrejtësi të mëdha që po bëhen në vendin tonë, ndër më të ndryshmet, si nga punësime të “parashutistëve” me punësimet familjare, nepotizmit, korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurisë së ikjes në mënyrë masovike të qytetarëve nga shteti i Kosovës.

“Shoqëria jonë është në kolaps institucional, në shumë sfera, e në veçanti segmenti i sundimit të ligjit, i cila do të duhej të ishte digë e fortë që të ndalonte anarkinë, dhe të mos i amnistojë korrupsionin dhe figurat e larta publike në vend.

Është për habi fakti që drejtësia jonë, ende që sa kohë nuk ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta për punësimet në mënyrë kundërligjore, familjare e korrputive, që janë bëre në institucionet publike si në PTK dhe Telekom”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

“Unë nga përvoja në punën time si avokat, di se prokurori në mandatin e tij, përveç të tjerash, ka edhe mandatin për ndalimin apo suspendimin e përkohshëm të personave që janë të punësuar, në këto forma kundërligjore, dhe veprimi i tillë padyshim do të ndikojë që të krijohet një klimë e sigurisë për ndryshim edhe të percepcionit  tek qytetarët apo ndërkombëtarët”, vijoi më tej Gjini.

(Kosova Sot)