Shefi i deputetëve të LDK’së beson se në Berlin mbyllet tema e kufijve

  • 28 April 2019 - 14:01
Shefi i deputetëve të LDK’së beson se në Berlin mbyllet tema e kufijve

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rendësi për të filluar një dinamike të re drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Hoti ka shkruar në Facebook se duke e ditur qëndrimin e Gjermanisë lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, beson se plani i mbrapshte për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.

“Neve na duhet një marrëveshje me Serbinë që e bënë përgjithmonë të pamundshëm konfliktin në mes të dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merr përgjegjësinë për krimet e bëra në Kosovë. Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet një marrëveshje e tillë”, ka shkruar ai.

“Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove.

Duke e korrigjuar i kufirit nuk sigurohet nje marreveshje e tille”, ka shkruar Hoti në FB.

(Kosova Sot)